Lajme

Japonia vendos marrjen e dozës së 3 të vaksinës kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 21 September 2021

Në Japoni u vendos që të aplikohet doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 dhe varianteve të tij.

Mediat bëjnë me dije se Bordi Këshillimor i Covid-19 diskutoi planin për të aplikuar dozën e tretë të vaksinës në luftën kundër varianteve të pandemisë.

Bordi diskutoi pretendimet se gjashtë muaj pas dozës së dytë, antitrupi i prodhuar kundër Covid-19 humbet dhe se vaksina humbi efektivitetin e saj kundër varianteve të ndryshme, përfshirë Delta, e cila tregoi efektin e saj edhe në Japoni.

-Advertisement-

Duke marrë parasysh thirrjet e prodhuesve të vaksinave për domosdoshmërinë e dozës së tretë, bordi në fjalë vendosi të vërë në praktikë planifikimin për marrjen e dozës së tretë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera