Lajme

Japonia pohon se anijet kineze për herë të dytë hynë në ujërat e saj territoriale

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 25 November 2022

Japonia pohon se anijet kineze për herë të dytë hynë në ujërat e saj territorialeRoja bregdetare japoneze pohon se anijet kineze me topin më të madh hynë në ujërat e saj territoriale në Detin e Kinës Lindore pranë ishujve Senkaku për të dytën herë sot.

Katër anije të Rojes bregdetare kineze, përfshirë një lundruese të madhe, u vërejtën në ujërat e ishujve të pabanuar të kontrolluar nga Tokio, për të cilat pretendimet e saj i ka shprehur edhe Pekini, njoftoi Agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar një zyrtar të paemëruar të Gardës Bregdetare të Japonisë.

Më herët, autoritetet japoneze njoftuan se dy anije hynë në ujërat e ishullit Minamikojima rreth orës 02:40 të mëngjesit sipas kohës lokale pasi lundruan në zonën e afërt pranë ujërave territoriale me dy anije të tjera kineze, shkruan Anadolu,Dy anije të tjera kineze hynë në ujërat territoriale japoneze në orën 10:00 sipas orës lokale, njëra prej të cilave ishte e armatosur me një armë 76 mm, sipas agjencisë Kyodo.

-Advertisement-

Anijet kineze u kthyen pasi anijet patrulluese japoneze i urdhëruan që të largoheshin menjëherë nga ujërat e tyre, thuhet më tej.Incidenti ndodhi vetëm një javë pasi kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe presidenti kinez Xi Jinping u takuan për herë të parë personalisht në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Tajlandë.

Javën e kaluar, shefi i kabinetit japonez Hirokazu Matsuno kritikoi Pekinin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar. Ai tha se Tokio paraqiti një notë proteste Pekinit përmes kanaleve diplomatike.Pekini dhe Tokio janë në mosmarrëveshje për Ishujt Senkaku të Japonisë, për të cilët Pekini pretendon se janë të saj dhe u referohet si Ishujt Diaoyu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera