Lajme

Japonia nga 25 marsi heq vizat për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 15 February 2024

Qeveria e Japonisë ka vendosur që t’i heqë vizat nga 25 marsi për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare.

Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili mori pjesë të mërkurën në mbrëmje në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë me rastin e ditëlindjes së perandorit.

“I shprehim mirënjohjen e sinqertë Qeverisë japoneze për vendimin e saj për të hequr kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, duke filluar nga 25 marsi – një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe”, theksoi Kurti.

-Advertisement-

Kryeministri mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit, pas takimit që pati të mërkurën me ambasadorin jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’i dërgoj urimet tona më të ngrohta Madhërisë së Tij Perandorit Naruhito me rastin e ditëlindjes së tij. Ne përcjellim urimet tona më të përzemërta për shëndet të mirë, begati dhe përpjekje fisnike të Madhërisë së Tij për popullin japonez”, tha më tej Kurti.

Në njoftimin për media thuhet se kryeministri fuqizoi mesazhin e rëndësisë së miqësisë, partneritetit e aleancës me Japoninë dhe popullin e saj, duke përmendur edhe ndihmën e çmuar të dhënë nga qeveria japoneze për refugjatët kosovarë gjatë periudhës së vështirë të viteve 1998-1999., e cila mbetet e ngulitur në kujtimet tona dhe e çmuar në zemrat tona.

Kurti përmendi edhe profesorin Hisashi Owada, ish-kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili udhëhoqi Opinionin e GJND-së më 22 korrik 2010, ku u pohua se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare – kontribut për të cilin ne jemi thellësisht mirënjohës.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë për Qeverinë e Japonisë për partneritetin e saj të palëkundur dhe mbështetjen thelbësore në sektorë të ndryshëm të zhvillimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera