Lajme

Japonia mban zi, Shinzo Abe përcillet në banesën e fundit

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 12 July 2022

Me lutje, lule dhe flamuj në gjysmë shtizë, Japonia të martën i dha lamtumirën Shinzo Abe, një figurë e lartë që dominoi politikën si kryeministri më jetëgjatë i vendit, përpara se të vritej në një tubim fushate javën e kaluar, vrasje që tronditi botën.

Mes një pranie të madhe policie, shumë ishin ata që hynë në tempullin qendror të Tokios Zojoji për shërbimin privat të funeralit. Të tjerët u rreshtuan në trotuaret aty pranë.

Një makinë e transportoi trupin e Abe nëpër kryeqytet dhe me pas në sallën e funeralit .

-Advertisement-

Makina kaloi pranë selisë së Partisë Liberale Demokratike (LDP) të Abe-s përpara se të nisej për në rezidencën e kryeministrit, ku kryeministri Fumio Kishida dhe ligjvënës të tjerë pritën autokolonën.

Pas kësaj ai kaloi ndërtesën e parlamentit, ku Abe hyri për herë të parë si ligjvënës në 1993, përpara se të mbërrinte në Sallën e Funeralit Kirigaya.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë i pasluftës dhe një nga politikanët e saj më me ndikim.

Dhe vdekja e tij ka shkaktuar tronditje në një vend ku rastet e dhunës me armë janë jashtëzakonisht të rralla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera