Lajme

Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 03 June 2024

Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e kësaj të hëne.

Tërmeti u regjistrua në orën 6:31 të mëngjesit në qytetin Suzu në bregun verilindor të Gadishullit Noto, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Gadishulli i Notos u godit nga një tërmet me magnitudë 7.6 në ditën e Vitit të Ri, i cili vrau 260 njerëz. Më shumë se 3,000 njerëz ende jetojnë në strehimoret e evakuimit.

-Advertisement-

Lëkundjet e reja u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash dhe nuk shkaktuan paralajmërim për cunami. Të paktën pesë shtëpi u dëmtuan në qytetin historik Wajima, raportoi Kyodo Neës me bazë në Tokio.

Deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Ishikawa dhe në provincat fqinje duke përfshirë Fukui dhe Niigata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera