Lajme

Japonia goditet nga një tërmet 6 shkallësh

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 04 April 2024

Agjencia Meteorologjike Japoneze ka bërë të ditur se rajoni i Fukushimës është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 6 shkallë të Rihterit.

Tërmeti u ndje edhe në Tokio, por nuk raportohet për dëme apo të lënduar pas tërmetit, epiqendra e të cilit kishte një thellësi prej 40 kilometra.

Operatori i termocentralit bërthamor të Fukushimës tha se asnjë anomali nuk është vërejtur në termocentralin e goditur nga tërmeti, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Dje, Tajvani është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 7.4 ballë të Rihterit ku deri më tani janë raportuar nëntë persona të vdekur dhe afro 1 mijë të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera