Japin dorëheqje pjesëtarët serbë të sigurimit të EULEX-it
Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 06 November 2022
Serbët e punësuar në kompaninë private “Balkan International Security”, të cilët ishin të angazhuar si sigurim i jashtëm i EULEX-it në pjesën veriore të Mitrovicës, sapo kanë dhënë dorëheqje kolektive, raporton Gazeta Blic.
Kështu ka raportuar mediumi serb KoSSev, për të cilin e ka konfirmuar lajmin njëri nga ish-punëtorët, Ignjat Vuletiq.
Ai ka thënë se “nuk duan të jenë të vetmit serb në stacionin policor”.
Kompania “Balkan International Security” operon në gjithë territorin e Kosovës dhe është në pronësi të një amerikani.
Në këtë kompani kanë punuar 13 serbë, njëri prej tyre – Ignjat Vuletiq, ka thënë për KoSSev, duke thënë se ka qenë i punësuar në vitin 2012.
Vuletiq ka konfirmuar për KoSSev se ai dhe kolegët e tij kanë punuar si sigurim të jashtëm për EULEX-in, selia e të cilit ndodhet në ndërtesën e Policisë së Kosovës, përballë gjykatës.
“Ne folëm sot. Ne donim të shihnim se çfarë do të bënte policia, pasi i shohim çdo ditë. Kur pamë që ata dhanë dorëheqjen, nuk kishim më pse të qëndronim. Ne nuk do të ndiheshim rehat nëse do të ishim të vetmit serb në stacionin policor verior sonte dhe nesër dhe në të ardhmen”, tha Vuletiq.
Ai shprehet se vendimi nuk është marrë lehtë, por saktëson se askush nuk i ka kërcënuar.
“Disa prej nesh kanë punë të dyfishta, disa prej nesh jo, si unë. Megjithatë, nuk doja që njerëzit e mi të më etiketonin. Unë nuk do të doja që njerëzit të thonë: “Këta të tre janë të vetmit serb që punojnë në mesin e të gjithë shqiptarëve,” tha Vuletiq.
Ai tha se tani do të duhet të kërkojnë vende të reja pune./
Të tjera
-
Pritjet në Merdare deri më shumë se dy orë – Kjo është situata në pikat e tjera kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në...
-
Shqipëri: Mạsạkroi fqinjin për shkak të borxhit, dalin pamjet e autorit teksa del i qetë nga pallati
Publikohen pamje të Fatjon Janinas, autorit të vrasjes së 82-vjeçarit në Durr...
-
Kritika e Aida Dërgutit: Lista e kandidatëve për deputetë nuk e përfaqëson konceptin e Vetëvendosjes
Me 32 mijë e 463 vota, Aida Dërguti ishte gruaja më e votuar e Lëvizjes Vetëv...
-
Pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në Dubravë të Suharekës
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë n...
-
Kupchman: Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjata të Kosovës, do të ishte e pamençur të rrezikohet përkrahja nga SHBA
Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe njohësi i zhvillimeve politi...
-
Tenderi i dyshimtë për avokatin Isuf Zejna, Nagip Krasniqi e implikon profesorin e UP-së
Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinë...
-
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Anton Berishës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekj...
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnim në Boondsteel: Përpjekje e misionit për të mbështetur të gjitha komunitetet
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Vuçiq e nis vitin duke thënë se dy shtete të mëdha do ta tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar që “në periudhën e ardh...
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...