Sport

Januzaj zbulon sekretin pse zgjodhi Belgjikën

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 26 September 2017
Për Januzajn në Shqipëri dhe Kosovë ndahen mes epiteteve “Heroi ose tradhtari”.
Adnan Januzaj pa sesi karriera e tij premtuese në futbollit të merrte një rënie drastike pas shpërthimit te Manchester United. Talenti nga Kosova si për ironi të fatit vuajti probleme me ekipet ku luajti dhe u huazua qëkur vendosi të përfaqësonte Belgjikën në arenën ndërkombëtare.

Në disa vjet distancë nga vendimi kontrovers i ndikuar nga babai i tij Abedini, mesfushori tani iu rikthye kësaj çështjeje.

Për Januzajn në Shqipëri dhe Kosovë ndahen mes epiteteve “Heroi ose tradhtari”.

“Unë jam i lindur në Belgjikë dhe u rrita atje prandaj zgjodha Belgjikën. Është vendi ku unë kam lindur, është vendi im. Ishte një vit i shkëlqyer për mua në kombëtare, por më pas gjithçka u bë e vështirë. Tani shpresoj që të kem një vend te Belgjika në Botërorin e Rusisë në 2018″, tha mesfushori që tani luan te Real Sociedad, përcjell “Top Channel”.

-Advertisement-

Në një prej rasteve unike në botë, Adnan Januzaj kishte mundësinë të përfaqësonte plot 5 kombëtare, Belgjikën, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë e madje dhe Anglinë për shkak të rezidencës prej 5 vjetësh.

Pas shumë diskutimesh, futbollisti zgjodhi vendlindjen e tij dhe jo origjinën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera