Sport

Januzaj premton se golin e parë do t’ia dedikoj Van Gaalit

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 25 August 2017

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj i është bashkuar skuadrës spanjolle Real Sociedad.

Pas transferimit në La Liga, Januzaj beson se do të rikthehet ai i vjetri për të dominuar.

22-vjeçari iu bashkua skuadrës spanjolle për tetë milionë funte nga Manchester United.

-Advertisement-

Istogasi kishte filluar mirë me ‘Djajtë e Kuq’ nën urdhrat e David Moyes, por me ardhjen e Louis Van Gaal ai humbi vendin në formacionin bazë.

Pas problemeve që kishte me holandezin, Januzaj ka thënë se golin e parë në La Liga do t’ia kushtojë atij.

“Golin e parë me fanellën e Sociedadit do t’ia kushtoj Van Gaalit. Nuk kam dëshirë të flas për të, por e vërteta është se kishim shumë probleme. Ishte një situatë e vështirë për mua”, deklaroi Januzaj.

Januzaj pritet të rikthehet nga lëndimi në ndeshjen ndaj Sociedad, pasi mungoi në javën e parë pas një lëndimi të lehtë. /Telegrafi/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy