“Janë zbuluar telefonat e kriptuar që ka përdorur”, Berisha akuza Ramës: Ka komunikime me bosët e trafiqeve

Autori: Gazeta inFokus
15:03 | 26 October 2023
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka komunikuar përmes aplikacionit SKY ECC me eksponentë të rrezikshëm të krimit dhe bosët e trafiqeve.
Berisha: I ngërthyer nga seriali i veprave penale të kryera në drejtimin e organizatës kriminale që ka ndërtuar, i ngërthyer nga zbulimet të telefonave të kriptuar që ka përdorur, që ka menduar se çdo bisedë e tij është e sigurt.
Vetëm bisedat me McGonigalin janë tërkuzë saqë kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të Atlantikut. Por nuk janë vetëm këto biseda, janë bisedat me eksponentët më të rrezikshëm të krimit dhe bosët e trafiqeve.
Ai u shpreh se shumica e telefonave të kriptuar me programet sekrete të komunikimit si “SKY ECC dhe EncroChat”, kanë qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave, duke implikuar anëtarët e qeverisë.
Berisha: Nga 8 mijë SKY ECC, Encrochat dhe nja dy-tre të tjerë, telefona të kriptuar në Shqipëri, përqendrimi më i lartë ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Edi Rama, i damkosur në mënyrë përfundimtare si hajduti më i madh i pasurive publike në historinë e këtij vendi, si njeriu që ndërtoi sarajet e tij duke pasur të deklaruara gjithsej 400 mijë lekë dhe 38 mijë euro.
Që deklaron se bleu truallin me 2 dollarë, që thotë se e ndërtoi me paratë e emigracionit, pa pasur një qindarkë të deklaruar gjëkundi. Një nga ndërtimet më të kushtueshme, me një oborr, me një park 5 mijë metrash, një njeri që ka firmosur në çdo fazë procesin e vjedhjes më të madhe të shekullit. Një njeri që kur filloi karrierën si kryeministër, u akuzua në raportin e OSBE se kishte të fshehura në offshore 200 milionë euro dhe nuk e çeli gojën dot të përgënjeshtronte apo të hidhte në gjyq. Edi Rama përjeton fundin e tij të pashmangshëm. Pas rrënimit përfundimtar të votës, atë e pret përgjigjja e merituar e 600 mijë votuesve idealistë, që besojnë të vota dhe vlerat e demokracisë. Në këtë kontekst, e damkosi në mënyrë përfundimtare edhe raporti i fundit i ODIHR-it.

Të tjera
-
Sot Tiktoku mbyllet në Shqipëri
Përpos vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit për një periudhë 1-vj...
-
Maqedonci për letrën që ia çoi KFOR-it rreth mosdërgimit të FSK-së në veri: Do ta respektojmë zotimin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sërish ka folur për letrën që ia ka dër...
-
Vodhi në një market në Fushë-Kosovë, arrestohet 32 vjeçarja
Një 32-vjeçare është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që e njëjta ka kryer vj...
-
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës ku pati viktima dhe qind...
-
Njohësit: Çdo vonesë drejt rezultateve përfundimtare, vonon formimin e institucioneve
Rinumërimi i 177 kutive të votimit, me 1613 fletëvotime nga votimi me postë q...
-
Fillojnë negociatat për qeverinë në Gjermani
Sot në Gjermani do të nisin negociatat për të formuar një qeveri që do të zëv...
-
Rrạhja në Pejë: Dy të thẹrur, tre të arrestuar
Një incident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Konferenca e Bujan...
-
Paralajmërimi për erëra të forta, Komuna e Prishtinës bën apel për kujdes: Shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta e pemëve
Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të të kenë kujdes gjatë ditës...
-
Vdes një burrë në QKUK, para disa ditësh u gọdit nga një veturë
Një burrë ka vdekur dje në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ra...
-
5 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë
Sot më 13 mars janë bërë dy vjet që kur pandemia COVID-19, arriti në Kosovë. ...
-
Hyseni i LDK’së: Sot nuk u sulmua vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia
Ekrem Hyseni i LDK’së thotë se sot nuk është sulmuar vetëm fjala e lirë, por ...
-
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet hyrja
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet ...