Fun & Video

Janë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe kjo është arsyeja pse

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 25 May 2017

Duket se ekzistojnë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe secili vend e ka arsyen e tij pse zgjedh njërën nga këto ngjyra për pasaporta.

Sot Gazeta Express ju tregon arsyen prapa kësaj. Nëse rreshtat e gjatë në aeroport ju mërzisin, vetëm kujtojeni këtë shkrim.

E kuqe

-Advertisement-

Kjo është ngjyra më e zakonshme. Pasaportat e kuqe shpesh zgjedhen nga shtetet që kanë një sistem komunist ose një histori komuniste. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Latvisë, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, gjithashtu përdorin ngjyra të kuqe në pasaportat e tyre. Vendet që janë të interesuara t’i bashkohen BE-së, si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ndryshuan ngjyrën e pasaportave të tyre në të kuqe disa vite më parë.

E kaltër

Kjo është ngjyra tjetër më e zakonshme. Ngjyra e kaltër në pasaporta simbolizon “botën e re”. 15 vende të Karaibeve kanë pasaporta të kaltra. Në bllokun e vendeve të Amerikës Jugore pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen me ‘Mercosur’ – një treg i përbashkët.

Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin. Venezuela bën përjashtim këtu: i përket gjithashtu unionit, por qytetarët e saj kanë pasaporta të kuqe. Pasaportat e qytetarëve amerikanë u ndryshuan në të kaltër në vitin 1976, transmeton Gazeta Express.

E gjelbër

Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbra. Si Maroku, Arabia Saudite dhe Pakistani. E gjelbra konsiderohet të jetë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës.

Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore – si Burkina Faso, Nigeria, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Senegali – kanë gjithashtu pasaporta me ngjyrë të gjelbër. Në rastin e tyre, ngjyra tregon se ata i përkasin ECOWAS (Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore).

E zezë

Pasaportat më të rralla janë ato me ngjyrë të zezë. Këto pasaporta mund të gjenden në mesin e qytetarëve të disa shteteve afrikane – Botsvana, Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Chad, Kongo, Malavi dhe të tjera.

Qytetarët e Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaporta të zeza, për shkak se e zeza është ngjyra kombëtare e vendit.

Kjo hartë më poshtë tregon më së miri ngjyrën e pasaportave të çdo shteti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera