“Janë një shtëpi budallë”, Haradinaj: Kurti po e shkatërron ekonominë

Autori: Gazeta inFokus
14:04 | 28 January 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress adreson akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ai thotë se Kurti me veprimet e tij po e shkatërrojnë ekonominë e vendit, madje sërish e quan kabinetin qeveritar “një shtëpi budallë”.
“Është duke shkatërruar ekonominë e vendit. Të gjitha veprimet i ka kundër logjikës ekonomike në vend, si rezultat i kësaj po zbrazë edhe atë pak rini që e kemi në vend. Është i gabuar, dëmshëm dhe kushtetueshëm, por i shkakton pasoja vendit… E gjithë logjikën i ka kundër qytetarit të vendit, është kundër, atë që e kam thënë dikur një shtëpi budallë, por budallë të qëllimshëm. Pasi nuk besoj se këto janë rastësi, pasi budallak mundet me qenë një herë, por tash po shihet se këto janë të qëllimshme”, thekson ai.
Haradinaj kritika adreson edhe për mos shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin thotë se afera e tij tregon fenomenin korruptues të Qeverisë Kurti.
“Rasti i skandalit të ambasadorit Martin Berishaj, nuk është mirë të besohet që kjo kalon pa dëme ndërkombëtare. Ai është ambasador ende fuqi plotë i Kosovës, kryeministri se shkarkon, për të flitet në krejt mediat rajonale dhe më larg. Pastaj dhënia e certifikatës së sigurisë, i është dhënë nëntë ambasadorëve brenda 24 orëve, pastaj të gjitha ato para të tërhequra ‘cash’, pa treguar se ku janë shkuar. Këto flasin jo vetëm për një rast, por tregojnë fenomen . S’ka zyrtarë të lartë të kësaj qeverie që s’ka familjarë të punësuar diku ku ka tenderë dhe pare”, shton ai.
Në anën tjetër, ai thotë se AAK-ja dhe opozita në tërësi janë treguar më seriozë se qeveria në tema të interesit nacional.
“Ne po bëjmë punën e qeverisë realisht, jemi më serioz se qeveria në këto tema të interesit nacional, duke mos shkuar nga interesi zgjedhor apo votues dhe duke vlerësuar drejtë situatën dhe temën sa serioze është që të kryhet kjo punë për Kosovën. Opozita është duke bërë punën më mençëm dhe serioz se qeveria, pasi ajo është një lojtar i papërgjegjshëm realisht”, shtoi ai.

Të tjera
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...