Lajme

Janari i 2020’ës, më i nxehti në 141 vjet

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 13 February 2020

Muaji janar i vitit 2020 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në 141 vjet, njoftuan sot shkencëtarët amerikanë nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA).

NOAA gjithashtu njoftoi se muaji i kaluar shënoi janarin e 44-t radhazi me temperatura mbi mesataren e shekullit XX.

Temperaturat në janar ishin 1,14°C mbi mesataren e shekullit XX.

-Advertisement-

Mbulimi i akullit të detit Arktik ishte 5,3% nën mesataren e vitit 1981–2010, ndërsa mbulimi i borës në hemisferën veriore ishte gjithashtu nën mesataren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera