Jamie Shea: Situata në veri tejet shqetësuese, Rusia do ishte e lumtur të kishte konflikte në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 07 November 2022
Ish-zëdhënësi i NATO-s në Kosovë gjatë vitit 1999, Jamie Shea ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe zhvillimet e fundit politike.
Shea deklaroi se situata nuk është e qetë, ndërsa bëri thirrje ndaj të dy vendeve për zgjidhjen e konfliktit.
Sipas tij, duhet të rinisë dialogu, e po ashtu vendimi për targat të shtyhet me 10 muaj.
“Është një situatë shumë shqetësuese, nuk është një lajm i mirë që ka shumë njerëz të policisë apo edhe të tjerë që janë larguar nga institucionet e Kosovës. Kjo nuk e normalizon situatën. Do ju bëja një thirrje liderëve të shtetit të Kosovës që të përfshihen më shumë në këtë çështje”.
“Ne kemi një situatë ku këto situata janë nxitur nga konflikti i targave. Mendimi im është që çdo shtet evropian ka të drejtë të insistojë që qytetarët të kenë targat e tyre. Çdo shtet ka të drejtë për të zgjedhur targat e tij. Por situata në Kosovë nuk është normale që kjo gjë të bëhet menjëherë. Prandaj unë mbështes BE-në dhe SHBA-të që ky vendim të shtyhet për 10 muaj në mënyrë që të zgjidhet dhe të shmanget një konflikt”.
“Kalimi i kohës na ndihmon sigurisht. Si fillim duhet zhvilluar një dialog mes dy vendeve, duhet çuar më tej dialogu. Shteti i Kosovës duhet të bëjë një përpjekje strategjike për të ndihmuar komunitetet serbe që të mos preket statusi i tyre dhe të drejtat ë tyre. Do ishte ndihmë që qeveria e Kosovës të kishte një marrëveshje të njohur dhe nga Serbia që ta bënte këtë situatë më të qetë dhe me më pak konflikte”.
Shea theksoi se është e rëndësishme që Beogradi mos nxisë konflikte, akuza apo përshkallëzime.“Si fillim duhet të kemi autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare të shkojnë në Beograd dhe të komunikojnë. Pjesa serbe po përforcon forcën e saj në Kosovë dhe Beogradi po i mbështet duke mos qenë bashkëpunues me Kosovën.
Ne i kemi pjesës kosovare që të jetë tolerante. Kjo duhet kërkuar dhe Beogradit”.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të acaruara. Qartësisht atmosfera nuk është e qetë dhe kur ka një çështje të tillë si e targave, situata përshkallëzohet. Duhet të fillojë dialogu mes dy vendeve, që të bashkohen në dialog, për të shmangur këto situata”.
Në fund tha se Rusia do ishte e lumtur të kishte konflikte në Ballkan.
“Nuk besoj se mund të përsëritet rasti i 1999. Na duhet një njohje e plotë dhe juridike e Kosovës”, u shpreh Shea në Zona Zero.
Të tjera
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...