Sport

Jamal i bindur, e mposhtim nesër Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 18 September 2018

Ganezi Arago Jamal, futbollist i Prishtinës, është i bindur se skuadra e tij do korrë fitore në takimin e nesërm ndaj Gjilanit.

“Mendoj se gara sivjet në kampionat është shumë e fortë, apo shumë më e paparashikueshme se sa edicionin e kaluar dhe të shtyn të mendosh më seriozisht për çdo ndeshje. Dhe, për ne është ndeshje shumë e rëndësishme, sepse janë shumë dy ndeshje pa fituar dhe është jetike për ne që ta fitojmë ndeshjen kundër Gjilanit. Unë personalisht kam njohuri me lojtarët e Gjilanit, por qëllimi ynë është t’i marrim tre pikët maksimale për çka kemi punuar maksimalisht gjatë këtyre ditëve, sidomos taktikisht, por edhe duke na fol profesor Josa, posaçërisht gabimet në pasimin e fundit të shënimit të golave. Pra, jam i sigurt se nesër do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Jamal për ‘prishtinafc.com’,

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera