Jam viktimë e rrjeteve sociale
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/01/auto_katy1516259863-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:54 | 18 January 2018
Katy Perry thotë se e ka kuptuar se “rrjetet sociale janë rënie e civilizimit”. Edhe pse çdo ditë publikon foto nga jeta e saj private dhe e punës, këngëtarja mendon se nuk ka ndihmë për këtë. “E kam të vështirë sepse më me dëshirë do ta jetoja jetën time dhe nuk do të mendoja për rrjetet sociale. Blejmë rroba, produkte dhe shkojmë në ngjarje vetëm për t’u fotografuar. Kjo nuk është e shëndetshme për shoqëri. Mendoj se rrjetet sociale janë rënie e civilizimit”, ka deklaruar Perry në intervistën e saj më të fundit. Perry i porosit adhuruesit e saj që ta “gjejnë lumturinë” dhe të luftojnë kundër nevojës që secilin hap të tyre ta publikojnë në internet. “Na mungon baraspesha, ndërsa unë momentalisht po mundohem ta gjej. Jam viktimë si të gjithë të tjerët”, mendon Katy dhe e pranon se fama paksa i është bërë monotone, por thotë se pikërisht fama ia mundëson ta bëjë atë që do më së shumti e ajo është këndimi. Këngëtarja në “Instagram” ka 68 milionë ndjekës, ndërsa në “Twitter” 108 milionë. Autorja e hitit “I Kissed a Boy” verën e kaluar e ka publikuar secilin hap të saj në rrjetet sociale për të promovuar albumin e saj të fundit “Witness” dhe këtë e ka bërë me sukses të plotë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/6792x336px.jpg)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...