Sport

“Jam një trajner trim”, Xavi: Do të doja të zbrisja sërish në fushë si lojtar

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 04 October 2023

Xavi Hernandez foli në konferencën për shtyp teksa Barcelona e tij udhëton drejt Portugalisë për t’u përballur me Porton në Champions League. Tekniku blaugranas e vlerësoi kundërshtarin ndërsa shtoi se e konsiderion veten si një trajner trim. Ndër të tjera, Xavi theksoi se do të donte të zbriste sërish në fushë si lojtar, sidomos kur bëhet fjalë për një ndeshje në Champions League.

“Porto është një skuadër historike dhe unë e respektoj shumë. Janë të fortë dhe shumë të shpejtë në kundërsulm, ne jemi të përgatitur. Unë e konsideroj veten një trajner që aplikon një futboll ofensiv, mund të them se jam trim dhe guximtar.

Nuk dua ta ndryshoj këtë, por duhet të jemi edhe të balancuar në fushë. Jam i lumtur dhe i motivuar, shoh shkëndijë te lojtarët, kërkojnë të bëjnë gjëra të mëdha. Nuk kemi frikë të luajmë futboll, jemi në moment të mirë, duam të fitojmë dhe të marrim tre pikët.

-Advertisement-

A do të më pëlqente që të luaja edhe unë një ndeshje të tillë? Sigurisht, të gjithë duan të luajnë në një skenë të tillë, bëhet fjalë për Champions League”, u shpreh Xavi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera