Lajme

“Jam me fat që jam gjallë”, Ridvan Berisha suspendohet nga puna në RTK

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 28 March 2022

Gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës, Ridvan Berisha është suspenduar nga puna.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook’un e tij ku pretendon se konkursi për drejtor të RTK-së është kurdisur, shkruan lajmi.net.

Berisha në fillim të postimit thotë se mbi 10 vjet aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë sulme sistematike ndaj tij.

-Advertisement-

“Jam me fat që jam gjallë, seriozisht jam me fat!”, tha Berisha.

Ky është postimi i tij:

Mbi 10 vjet aktivistet e nxitur nga Albin Kurti ishin te organizuar duke ndermarre sulme sistematike kunder meje. Jam me fat qe jam gjalle, seriozisht jam me fat!
Sot, u suspendova nga puna per gjashte muaj, a e dini nga kush?! Nga perfaqesuesit e Kurtit e Sadriut me fasilitim edhe nga ambasada britanike, sot ne krye te RTK, te cilet shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetem ne rastin tim por edhe publiku ordiner eshte i njoftuar se ata e kurdisen keq konkursin per drejtor te RTK-se!
Nese ka pak drejtesi, e qe besoj se ka, do te mbetet opsioni shtegdales per perballje. Kaq per kete situate te parashikuar!
Ju pershendes miq!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera