Lajme

“Jam i lumtur, kam ëndrra dhe ide”, letra rrëqethëse e gjetur pas zjarrit në Londër

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 16 June 2017

Nuk i përshkruaj dot ndjenjat e mia. Jam shumë i lumtur. Kam shumë plane dhe ide. Kjo është një letër prekëse e gjetur mes rrënojave të kullës “Grenfell” në Londër pas zjarrit të fuqishëm që shkrumboi ndërtesën 27-katëshe.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se letra është shkruar nga një fëmijë i vogël, që në fund të sa nënshkruante mr. Vellow. Ai shpjegon se është i lumtur dhe se ka ëndrra dhe plane.

Ende nuk dihet nëse vogëlushi që ka shkruar këtë letër ka shpëtuar apo jo nga zjarri i fuqishëm. Më shumë se 600 persona u detyruan të braktisin mes frikës godinën teksa digjej, ndërsa 17 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 75 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spital, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rëndë. Shumë të tjerë rezultojnë të humbur.

-Advertisement-

Deri tani autoritetet thonë se shkaku i zjarrit ka qenë një frigorifer që ka shpërthyer rreth orëve të para të mëngjesit.

Për banorët e godinës të mbetur të pastrehë, komuniteti i zonës dhe e gjithë Londra e Britania e Madhe bashkë me dhjetëra personazhe publike kanë reaguar menjëherë për t’u ardhur në ndihmë për strehimin dhe ushqimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera