Lajme

“Jam gjallë”/ Snajperisti më i mirë në botë hedh poshtë lajmet e vrasjes nga rusët

Autori: Gazeta inFokus 06:40 | 24 March 2022

E kanë konsideruar si snajperistin më vdekjeprurës në botë; rusët thanë se e vranë në Ukrainë, por Oliver Lavigne-Ortiz, i njohur si Wali, i hodhi poshtë të gjitha këto pretendime e postoi në Facebook një foto të realizuar së fundi ku shihej me snajperin në dorë, i zhytur në mesin e topave me ngjyra.

“Unë jam gjallë. Thashethemet se kam vdekur në luftime kanë qenë krejtësisht qesharake. Jo vetëm i kemi shkaktuar shumë humbje armikut, por kemi fituar dhe terren. Fatkeqësisht, kemi humbur edhe shokë”, ka shkruar ai.

Wali ishte një nga 20 000 luftëtarët që u regjistruan në të ashtuquajturin Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

-Advertisement-

Veterani i ushtrisë konsiderohet nga disa thjesht si një mercenar që po lufton në Ukrainë, ndërsa të tjerë e shohin si hero. Wali ka marrë pjesë edhe në konflikte të tjera nëpër botë, përfshirë ato në Afganistan e Siri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera