Jakup Krasniqi sugjeron një Qeveri gjithëpërfshirëse
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 14 June 2017
Jakup Krasniqi nga Nisma duke i komentuar zhvillimet e fundit thotë se vendimet e mëdha nuk i marrin njerëzit e vegjël.
Në një shkrim kushtuar situatës politike në vend Krasniqi thekson se kushdo që ka përcjellë zhvillimet politike, sidomos nga viti 2014 duhet ta ketë më shumë se të qartë se kush mund ta bëjë Qeverinë në Kosovë.
Kushtetuta siç thotë ai, e sidomos vendimi i vitit 2014 i Gjykatës Kushtetuese, ka sqaruar shumëçka dhe nuk ka lënë shumë zgjidhje
Nga: Jakup Krasniqi
VENDIMET E MËDHA NUK I MARRIN NJERËZIT E VEGJËL!
Kushdo që ka përcjellë zhvillimet politike, sidomos nga viti 2014 duhet ta ketë më shumë se të qartë se kush mund ta bëjë Qeverinë në Kosovë. Kushtetuta e sidomos Vendimi i vitit 2014 i Gjykatës Kushtetuese, ka sqaruar shumëçka dhe nuk ka lënë shumë zgjidhje, ketë duhet të kuptojnë se paku çdo politikanë apo kandidatët për Kryeministër që u nominuan nga partitë a koalicionet parazgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit 2017. Kush nuk e ka kuptuar ketë, nuk ka kuptuar asgjë.
Në situata të tilla të mbarsura më shumë egoizëm e armiqësi politike, zgjidhja e problemit nuk është të uni, por te ti-ja. Uni e ka kuptimin e plotë vetëm aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e madhe dhe kërkohet integritet i lartë njerëzor (kujtoni flijimin e Jasharëve në krye me Adem Legjendarin, kthesën që bëri ai flijim dhe askush tjetër). Pra, në momente të mëdha kthese, kërkohet urtia e zemërgjerësia e madhe në vendimmarrje. Kujtoni të djeshmen kur kërkohej flijimi, sot nuk po kërkohet Flijimi i Madh, po, po kërkohet një Vendim i Madh për kombin e shtetin.
Në një situatë si kjo e jona, sygjerimi im do të ishte: Një Qeveri gjithëpërfshirëse, ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike sipas fuqive politike që kanë marr nga qytetarët e Republikës, por edhe kjo është goxha e pa mundur në ketë ambient e kulturë politike që karakterizohet nga kundërthënie të shumta deri në pa durueshmëria ekstreme. Krejt çështja është: si ta mundim ketë animizitet e pa durueshmëri ekstreme në politikën tonë?! Interesi politik është që gjithsecili ta mund vetveten dhe brezave t’ua lemë një kulturë politike për lakmi, ashtu siç na e lan trimat e motit flijimin për liri. Liderët tanë a e kanë ketë kurajo politike?
Pse po e kërkoj ketë?
Janë disa çështje të mëdha politike që kërkojnë më shumë sesa një qeverisje të thjeshtë prej 61 numrave. Pra janë disa çështje që kërkojnë një konsensus nacional në mes të gjitha partive politike shqiptare e minoritare, siç janë: Përfundimi i demarkacionit me Malin e Zi; Riformatizimi i Bisedimeve me Serbinë me ndërmjetësimin e Brukselit; Përmbyllja e shtetndërtimit; Zyrtarizimi i Ushtrisë, Reformimi i Sistemit të Drejtësisë; krijimi i politikave të qarta zhvillimore dhe reforma të tjera në fushën e investimeve, të administratës publike, në arsim e shëndetësi etj. Të gjitha këto çështje janë ekskluzivisht të ekzekutivit e të askujt tjetër.
Nëse këto reforma të interesit nacional do të kryheshin brenda dy, tri a katër viteve me një konsensus të gjerë nacional dhe pasi të përfundohej një Reformë e duhur Zgjedhore, do të mund të shkohej në zgjedhje të reja. Mbase, edhe do të krijoheshin dy blloqe të mëdha ideologjike në politikën tonë. Natyrisht për t’u arritur këto gjera tepër të rëndësishme, duhet të ketë vullnet politik, përgjegjësi politike, dashuri për kombin e shtetin dhe mendim politik të shkollës se Rilindësve! Rilindësve që na lan kombin dhe të qenurit evropian. Vendit e kombit i duhen Rilindës të kohës!
Koalicionin gjithëpërfshirës është domosdoshmëri për qeverisjen e vendit për arsyet që i përmenda më lartë. Kandidatet për Kryeministra duhet ta dinë se interesat nacionale kurdoherë janë mbi interesa e dëshira individuale. Madje ata duhet ta dinë se në Kosovë ka personalitete që dinë e donë të qeverisin më mirë sesa këta që po pretendojnë, por përgjegjësia momentalisht bie mbi këta që i kemi! Vendimi i peshuar mirë edhe i këtyre kandidatëve do të ishte sa i pranueshëm aq edhe i mundshëm, por vetëm kërkohet pak vullnet pozitiv politik për kthesën e duhur politike, të cilën po e kërkon vendi e kombi. Nga vendimi i këtyre njerëzve varet e ardhmja e vendit.
Andaj kërkoj nga partitë politike shqiptare që kanë marrë mbështetje qytetare në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, të marrin pozicionin politik që i duhet shtetit e kombit e jo ambicieve politike të individëve a grupeve të ngushta politike a parapolitike. Kujtoni: këtu ku jemi e kështu si jemi që sa vite, jemi si rezultat i egove të sëmura te individit. Nuk mendoj se vendi mund të udhëhiqet nga egot e sëmura të akëcilit njeri.
Një gjë dihet: Vendimet e Mëdha nuk i marrin njerëzit e vegjël!
P. S.
Mendimi i shfaqur në ketë opinion është kryekreje autorial. Kjo është bindja ime politike dhe bindjet e mija nuk frikësohem që t’i bëjë publike në kohën e duhur.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...