Lajme

Jahjaga: Urgjentisht të distancohemi nga dhuna

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 13 May 2017

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj sulmit kundër Arbana Xharrës mbrëmë.

Ne një postim në facebook, Jahjaga ka shkruar se si shoqëri duhet të distancohemi nga dhuna, derisa është shprehur se është e trishtuar nga akti i shëmruar dhe qyqar ndaj Arbanës.

Postimi i plotë i saj:

-Advertisement-

Jam e trishtuar nga sulmi ndaj Arbana Xharrës, nga ky akt i shëmtuar dhe qyqar.

Asgjë nuk mund ta arsyetojë dhunën.
Si shoqëri duhet të distancohemi urgjentisht nga dhuna. I ftoj institucione shtetërore që të veprojnë me forcën e ligjit për t’i rikthyer qytetarëve të Kosovës besimin në shtetin e tyre.
Pa rend dhe ligj, vendi ynë, për të cilin aq shumë sakrifikuam, po shndërrohet në një vend që nuk po e njohim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera