Lajme

Jahjaga: Më 1998-1999 ne po luftonim për jetë, sot po luftojmë për të mbërritur majat e suksesit nëpër botë

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 26 July 2021

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shkruar për suksesin e Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike në Tokyo, e cila fitoi medaljen e artë.

Jahjaga shkruan se përderisa më 1998-1999 po luftonim për jetë, sot po luftojmë për të mbërritur majat e suksesit nëpër botë.

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Historia moderne e Kosovës po shkruhet nga vajzat tona dhe atë përmes suksesit të njëpasnjëshëm në sport!

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova ia kanë sjellë Kosovës, deri më tani, tri medalje të arta nga Lojërat Olimpike.

Më 1998-1999 ne po luftonim për jetë; sot po luftojmë për të mbërritur majat e suksesit nëpër botë. Çfarë ironie e ëmbël, apo jo?!

Kosovën, të cilën disa donin ta zhduknin nga faqja e dheut, të rinjtë e të rejat tona po e vendosin në hartë më fuqishëm se kurrë!

Suksese të mëtejmë ekipit olimpik të Kosovës! Krenare sa më s’ka!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera