Lajme

Jahjaga: Ekipi ynë kombëtar po vazhdon rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2020  

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 14 October 2019

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur emocione pas fitores së Kosovës ndaj Malit të Zi.

Jahjaga është shprehur përmes një postimi në facebook se ekipi ynë kombëtar në futboll po vazhdon me hapa të sigurt, gol pas goli, rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2020, shkruan gazeta inFokus

“Fitore! Shpirt luftarak! Punë e shkëlqyeshme ekipore! Ekipi ynë kombëtar në futboll po vazhdon me hapa të sigurt, gol pas goli, rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2020.

-Advertisement-

Fitorja 2: 0 ndaj Malit të Zi erdhi në një atmosferë të zjarrtë e cila mbizotëroi sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Lojë e paharrueshme!

Kombëtarja jonë, krenaria jonë. Bravo djema!”, është shprehur Jahjaga./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera