Lajme

Jahja Kokaj nuk heq dorë për ftesën nga Parisi, nuk e pranon se ishte viktimë e mashtrimit

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 16 May 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Kokaj, ka vendosur të mos marrë pjesë në një konferencë në Paris, thirrjen nga e cila e kishte bërë publike në llogarinë e tij në Facebook.

Ai, madje e ka fshirë ftesën, e asaj që i ishte prezantuar si konferenca e parë e inxhinierisë dhe teknologjisë “ECETECH 2022″, ku ishte njoftuar se të gjitha shpenzimet i kishte të hequra.

Kokaj pranoi se e kishte parë me dyshim atë ftesë, porse arsyeja e mospjesëmarrjes në të është edhe një angazhim paralel në kohën e njejtë, andaj nuk ka mundësi që të marrë pjesë në të dyja konferencat.

-Advertisement-

“Prandaj kur ke diçka më të rëndësishme merr pjesë në atë që e ke prioritare”, tha ai për Klankosova.tv

Analisti dhe profesori me punë në Paris, Nezir Kraki, ka reaguar sot duke e ftuar deputetin që të ketë kujdes me mashtrimet që mund të bëhet në internet.

Vetë Kokaj nuk ka konfirmuar nëse ky ishte rasti, ani se pati dyshime.

“Si duket ka qenë një fake news, por unë se kam atë informacion. Unë gjatë kësaj kohe jam i thirrur të marrë pjesë në një konferencë tjetër dhe nuk kam mundësi që të marrë pjesë në dy konferencat”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera