Lajme

Jahja Kokaj: Jam këtu për të ulëruar

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 28 December 2021

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në seancën ku po diskutohet për krizën e energjisë në Kosovë, tha se duhet të punohet në zhvillimin shkencor, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se është aty për të ngritur zërin dhe do ta vazhdojë ta bëj këtë në mënyrë që të avancohet zhvillimi shkencor.

“Jam këtu për të ulëruar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ulëroj, kështu të avancojmë zhvillimin shkencor”, tha Kokaj.

-Advertisement-

Ai gjithashtu foli edhe për krizën e energjisë duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve që t’i lën anash përkatësitë politike dhe të flasin në mënyrë vëllazërore për zgjidhjen e problemit me energjinë.

“Kur është fjala për energjinë elektrike t’i lëm anash përkatësitë politike për arsye se duken qesharake, por të flasim vëllazërisht për problemet që janë shumë serioze”, shtoi deputeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera