Lifestyle

Ja si ta dalloni se shalqiri që po blini është i mirë

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 06 July 2023

Më shumë se 90% e shalqirit është ujë, gjë që do të thotë se është një hidratues i mirë për ditët e nxehta të verës. Për më tepër, është i pasur vitaminë C, A, fibra dhe kalium.

Po flasim për një shalqi të mirë. Si ta dalloni se çfarë do të blini ose çfarë keni blerë?

Forma dhe zhurma: Një shalqi i mirë është mbi të gjitha oval. Godisni lëkurën e frutit me gishta; nëse zhurma është e mbytur atëherë ai është i pjekur sa duhet. Nëse zhurma është boshe atëherë është më i pjekur se sa duhet.

-Advertisement-

Bishti: Nuk duhet të jetë i thatë, pasi kjo do të thotë se shalqiri është vjelur kohë më parë. Nëse bishti është i butë dhe prej tij del lëng pothuajse portokalli, atëherë do të thotë që fruti është i freskët.

Lëkura: Duhet të jetë e trashë më pak se një centimentër, pasi më shumë tregon se shalqiri është ende i papjekur. Mos ngurroni nëse në lëkurë ka ndonjë njollë të verdhë, pasi është zona e cila qëndronte në tokë gjatë rritjes.

Ngjyra: Në rastin e lëkurës dihet që ajo duhet të jetë e gjelbër, ndërsa brenda e kuqe e ndezur. Vini re edhe farat, ato duhet të jenë të zeza, pasi farat e bardha janë tregues i një fruti të papjekur.
Prova e gërvishtjes: Provoni të hiqni pak lëkurë me thua, nëse ajo ikën lehtësisht do të thotë që fruti është i duhuri dhe i pjekur.

1. Lëkura e verdhë (e brendshme) është shenjë e përqendrimit të lartë të nitrateve: Ndaj kur ta prisni frutin, dijeni se kurrsesi nuk duhet të ketë lëkurë të verdhë apo vija të bardha në brendësi.

2. Shiko nëse shalqiri ka vrima: Disa njerëz besojnë se këto vrima s’janë gjë tjetër veçse gjurmë të lëna nga insektet dhe jo prani nitratesh, por ju, për të mirën tuaj qëndrojuni larg.

3. Mos e hani shalqirin që ka një zemër të madhe, por të zgavërt: Në rast se zemra është bosh apo siç themi ne “ka rënë” kjo tregon se fruti është tepër i pjekur ose përmban hormone. Nëse një shalqi shumë i pjekur mund të jetë vetëm pak i hidhur dhe kaq, një shalqi që ka hormone mund të shkaktojë helmim. Kjo është arsyeja përse të mos e konsumoni kurrsesi frutin në rast se është në një gjendje të tillë.

4. Futeni një pjesë të zemrës në ujë, pak para se ta konsumoni frutin: Me një truk të vogël mund të kontrolloni fare thjeshtë përqindjen e nitrateve në shalqi. Merni një enë dhe mbusheni me ujë në temperaturën e dhomës. Lëreni për pak kohë dhe në rast se uji ka marrë ngjyrë rozë të lehtë, flakeni shalqirin pa e menduar dy herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera