Sport

Ja si e feston Shaqa triumfin e Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 08 December 2018

Xherdan Shaqiri i është gëzuar duke festuar me shqiponjë triumfit të Liverpoolit 3-1 ndaj Burnlyt këtë mesjavë në Premierligë, në të cilën edhe kosovari i Zvicrës luajti rol të rëndësishëm duke u regjistruar në listën e golashënuesve

Liverpooli fitoi 3-1 në udhëtim, me Xherdan Shaqirin që ishte titullar dhe e shënoi golin e tretë në këtë takim.

Shaqiri nuk festoi në formën e zakonshme duke bërë shqiponjën me duar, për çka njihet më së miri gjatë ndeshjes Zvicër –Serbi verën që lamë pas në Kupën e Botës. Shaqa festoi këtë herë duke e postuar figurën e shqiponjës në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

-Advertisement-

Shaqiri dhe kosovari tjetër i Zvicrës, Granit Xhaka, u patën gjobitur dhe patën marrë vërejtje që mos ta përsërisin më festimin me shqiponje në fushë, pasi e bënë kur ia shënuan golat e fitores së Zvicrës 2-1 ndaj Serbisë.

Golin ndaj Burnlyt ai e festoi duke e postuar një fotografi të vetën dhe në mbikshrim vendosi edhe figurën e shqiponjës.

Duket cekur se Shaqa ishte titullar edhe në fitoren 4-0 të “Të kuqve” ndaj Bournemouthit të shtunën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera