Lajme

Ja si e dështoi LDK-ja themelimin e Ushtrisë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 14 March 2018

Dikur Lidhja Demokratike e Kosovës hezitonte të votonte pro themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, nga frika se po përfitonte politikisht PDK-ja. Kurse, në qeverisjen e kaluar kur ishin partner në koalicion, të dyja palët provuan, por nuk ekzistonte gatishmëria e subjekteve politike minoritare.

Ky ishte fati i Forcave të Armatosura të Kosovës, themelimi i të cilave ka mbetur tashmë një projekt me shumë të panjohura përpara.

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është bërë temë debati edhe të mërkurën në Kuvendin e Kosovës sa që ka acaruar tonet mes kryeministrit Haradinaj dhe deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Në vitin 2014 ushtria ishte peng i mosarritjes së marrëveshjes mes grupeve parlamentare shumicë në legjislaturën derisa nuk paraqisnin problem minoritetet.

Ndonëse ishte kohë parafushate, Qeveria e Kosovës e kishte marrë vendimin për themelimin e saj, por nuk ishte votuar në Kuvendin e Kosovës.

LDK-ja si opozitë, asokohe frikësohej se votimi pro themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës në prag të zgjedhjeve të parakohshme, do të çonte vota në adresë të Thaçit dhe të PDK-së, i cili e kishte marrë vendimin si kryeministër, pati raportuar Gazeta Fjala.

Kurse, përfaqësuesit e komunitetit serb, sado që votimin e tyre e ndërlidhnin me zgjatjen e mandatit për vendet e rezervuara në Kuvend, ata kishin shprehur gatishmërinë e tyre asokohe për të votuar pro themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Partneri i mëvonshëm i LDK-së, Hashim Thaçi, kishte paralajmëruar më herët për rreziqet dhe vështirësitë.

“Nëse në ditët e ardhshme nuk ndodh votimi në Kuvendin e Kosovës, Kosova po rrezikon formimin e Forcës së Armatosur me vite të tëra, prandaj këtë shans historik nuk guxojmë ta humbim për asnjë interes të ngushtë politik”, kishte thënë asokohe Thaçi.

Ndërsa, për LDK-në kjo çështje nuk ishte aspak me urgjencë dhe këtë gjë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, e thoshte hapur.

“Ne mendojmë që kjo është një fushatë politike elektorale e Thaçit dhe FSK-ja, gjegjësisht kjo çështje nuk është e një urgjence të tillë dhe qëllimi është shumë i qartë, që është më shumë, për mendimin tonë, elektoral”, kishte thënë Ismet Beqiri.

Partia e këtij të fundit nuk gjeti një zgjidhje për formimin e ushtrisë sa ishte në qeverisje.

Tani, LDK-ja është përsëri në opozitë ndërsa kryeministri Haradinaj po e fajëson për bllokimin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kurse, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në raportimin e së martës para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, ka thënë se që nga miratimi i Ligjit për Forcën e Armatosur të Kosovës, Ministrisë së FSK-së i duhen 10 vjet tranzicion për të përfunduar procesin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera