Sport

Ja si duket trupi i Ilir Sylës pasi u godit me shufër metalike nga tifozi i Flamurtarit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 21 Tetor 2017

Sfida mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit u ndërpre dje pas sulmit nga tifozët vendës.

Pas golit të portierit Altik Muhaxhiri në fund të sfidës, tifozët e Flamurtarit u futën në fushë për t’i sulmuar gjakovarët, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Mbrojtësi i Vëllaznimit, Ilir Syla, ka qenë ndër lojtarët që e kanë pësuar më shumë në fushë.

-Advertisement-

Fillimisht ai u godit me fishekzjarre në fytyrë, ku pësoi një lëndim në sy.

Në momentin e sulmit nga tifozët, Syla u godit edhe me shufër metalike në shpinë.

Ai e ka postuar një foto në rrjetet sociale, duke lënë një mesazh të qartë: “Nuk nalem jo”.

Nga shufra metalike e ka pësuar edhe sulmuesi Semir Zeneli.

Një foto që është dërguar në adresë të Gazetës Olle, tregon shenjën që ia ka lënë Zenelit goditja e djeshme.

Ndryshe, tifozët e Flamurtarit pos sulmit në lojtarët vendës, u përleshën edhe me policinë.

Disa prej lojtarëve të Flamurtarit iu kanë dalë në ndihmë ekipit mysafir, por edhe mes tyre ka pasur kacafytje.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy