Lajme

Ja se kur do të mbahet testi i maturës

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 21 May 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë ka njoftuar se testi i maturës do të mbahet më datë 18 qershor.

Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka bërë të ditur se testi do të ketë gjithsej 100 pyetje dhe do të mbahet brenda një dite.

“Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati)”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera