Sport

Ja sa vlejnë lojtarët e Kombëtares kosovare në total

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 14 October 2018

Përfaqësuesja e Kosovës po kalon në një formë të shkëlqyer nën menaxhimin e trajneri zviceran, Bernard Challandes, ku në gjashtë ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje.

Kosova sot do të përballet me Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve të Ligës D në Grupin 3, ku aktualisht është në vendin e parë me 7 pikë.

Duke llogaritur 27 lojtarët aktual të Kombëtares së Kosovës, në bazë të informatave të mbledhura në Transfermarket, doli që vlera e tyre në total është rreth 43 milionë euro, ku shumica prej tyre luajnë jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Kosova ka një skuadër mjaft të re dhe premtuese dhe konsiderohet si gjenerata e artë e vendit, ku mosha mesatare është 23.8 vjet.

Ndërsa në anën tjetër, ishujt Faroe, me 53 mijë banorë, dhe me 25 lojtarë në kombëtaren e tyre, kanë një vlerë totale prej 1 milionë e 700 mijë eurosh.

Një dallim mjaft i madh mes dy kombëtareve që do të takohen për herë të dytë sonte, ku në ndeshjen e parë, Kosova fitoi pastër 2-0 në “Fadil Vokrri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera