Lajme

Ja me sa vjet burg është dënuar ish-truproja e Nikolla Gruevskit

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 14 August 2017

Dejan Mitrevski – Urko, ish-truproja e Nikolla Gruevskit është dënuar me dy vite me kusht, për aksidentin që ndodhi verën e kaluar, ku humbi jetën një 22-vjeçar.

Nga Gjykata Penale informojnë se vendim është sjellur më 20 qershor 2017, nga gjykatësja Biljana Kocevksa. Ajo që është karakteristike është se familja e djaloshit të ndjerë nuk ka kërkuar që Urko të ndiqet penalisht, as nuk kanë kërkuar dëmshpërblim.

“Është sjellur vendim mbi bazë të pranimit të fajit nga i akuzuari, ku hetimet kanë vërtetuar se motoçiklisti ka lëvizur me shpejtësi 94 km/h, nuk ka pasir dritat të ndezura. Të dëmtuarit para gjykatës nuk kanë deklaruar se kërkojnë dëmshpërblim dhe nuk vazhdojnë në ndjekje penale, me çka i akuzuari për veprën “Vepra të rënda për sigurinë dhe vendeve në komunikacion” shpallet fajtori dhe gjykatësi e dënon me kusht, gjegjësisht dy vite burg – dënim i cili nuk do të realizohet nëse i akuzuari gjatë pesë viteve të ardhshme nuk bën vepër penale tjetër”, thonë për Fokus, nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

-Advertisement-

Nga Gjykata gjithashtu thonë se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese, ndërsa më pas i njëjti do të publikohet dhe do të hyjë në fuqi.

Aksidenti i kobshëm ka ndodhur më 27 korrik, 40 minuta pas mesnta, në bulevardin “Boris Trajkovskit” në lagjen “Kisella Voda”, kur Mitrevski me makinë të tipit “BMW” goditi motoçiklistin 22-vjeçar, i cili nga lëndimet e marra nga aksidenti, ndërroi jetë pas pesë ditëve.

Dejan Mitrevski – Urko, ishte truproja e Gruevskit prej vitit 2006, deri në gusht të vitit 2014 kur edhe u zëvendësua./Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera