Lajme

Ja sa refugjatë ukrainasë ka pranuar Rumania

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 14 March 2022

Numri i njerëzve që hyjnë në Rumani nga Ukraina ka rënë ndjeshëm, me mbërritjet ditore me më shumë se 50% në krahasim me javën e kaluar, sipas policisë kufitare rumune, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Numri i të ardhurve të rinj ra nga mesatarisht rreth 30,000 në ditë javën e kaluar në 14,000 të dielën.

Mbi 412,000 qytetarë ukrainas kanë mbërritur në Rumani që nga fillimi i pushtimit rus mbi dy javë më parë, tregojnë të dhënat e Policisë Kufitare.

-Advertisement-

Siç raporton CNN, Raed Arafat, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Rumune, ka thënë se rreth 80,000 ukrainas mbetën në vend.

Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë regjistruar më shumë se 146,000 refugjatë nga Ukraina deri më tani, tha të hënën një zëdhënës i ministrisë së brendshme.

Sipas të dhënave nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, rreth 2.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus në fund të shkurtit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera