Lajme

Ja sa para ndan Qeveria e Kosovës për kontingjentin e parë të ndihmave për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 23 March 2022

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore 100 mijë euro emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës u propozua nga Ministria e Punëve të Jashtme.

-Advertisement-

Ministrja Donika Gërvalla tha se me qëllim të shprehjes së solidaritetit propozoi ndarjen e mjeteve prej 100 mijë euro në emër të dërgimit të kontingjentit të ndihmave për popullin e Ukrainës.

“Përmes kësaj ndihme shprehim mbështetjen e pakursyer për Ukrainën”, tha ajo. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera