Ja sa para harxhon shteti çdo vit për pensione
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 03 May 2018
Të 23-in e presin me padurim çdo muaj.
Mbi 260 mijë kosovarë këtë ditë i tërheqin nga bankat paratë e pensioneve me të cilat shumica prej tyre e sigurojnë edhe jetesën.
Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në tërë vendin, vetëm në vitin 2017, pensione nga buxheti i shtetit kanë marrë 269 mijë e 401 persona.
Shifër kjo që i përfshin të gjithë përfituesit e pensioneve, pa marrë parasysh kategorinë, shkruan Infokusi.com.
Për të gjithë këta janë shpenzuar nga buxheti 370 milionë euro.
Së paku kështu thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale 2017”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në bazë të këtij raporti, kategoria e personave që ka më së shumti përfitues e për të cilën shpenzohen më së shumti para është ajo e pensioneve bazike të moshës, pasuar nga ajo e pensioneve kontributpaguese të moshës dhe kategoria për pensionet e veteranëve.
Vetëm në këto tri kategori të pensioneve, janë përfitues 202 mijë e 48 persona.
E më së paku përfitues ka nga pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). 1 mijë e 289 persona marrin pensione për këto kategori.
Të tjerët janë persona me aftësi të kufizuara, pensionist të Trepçës, Skema e të verbërve, Pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, Skema e ndihmës sociale dhe Skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.
120 milionë euro pensione për veteranët
Një prej kategorive të pensioneve që i kushton shtetit miliona euro, është ajo e veteranëve.
Që kurë kanë filluar të marrin pensionet, veteranët i kanë kushtuar buxhetit të vendit më të varfër në rajon afër 120 milionë euro.
Kaq është shuma e parave që ka ndarë shteti prej vitit 2015 për këtë kategori, shkruan Infokusi.com.
Së paku kështu ka deklaruar zëdhënësi për media në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri.
“Shuma e shpenzuar për kategorinë e veteranëve të UÇK-së, që nga fillimi i zbatimit të kësaj skeme e deri në dhjetor të vitit 2017 ka qenë rreth 119 milionë e 136 mijë euro”, ka thënë Demiri.
Sipas të dhënave të MPMS-së, 2017’ta e ka rënduar më së shumti buxhetin e Kosovës. Vetëm gjatë vitit të kaluar për pagesa të veteranëve, shteti ka ndarë më shumë se 65 milionë euro.
“Për vitin 2015 (tetor-dhjetor) janë ndarë 5 milionë e 418 mijë euro, për vitin 2016 janë ndarë 47 milionë e 864 mijë euro dhe për vitin 2017 janë ndarë 65 milionë e 854 mijë euro”, ka thënë Demiri.
Demiri deklaron se aktualisht në skemën e përfitimit të pensioneve janë 37 mijë e 136 përfitues, që besohet të kenë qenë pjesëmarrës në luftë. (Arjeta Shabani)/Infokusi
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...