Lajme

Ja sa paguhen deputetët e Zvicrës

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 23 May 2017

Në legjislaturën e fundit, federata për pagat dhe kompensimin e punës së parlamentarëve ka dhënë mesatarisht për çdo vit nga 37.4 milionë franga. Ora mesatare e një deputeti, sipas këtij studimi, kushton 79 franga.

Deputetët, ata të Dhomës Nacionale dhe të Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës fitojnë mesatarisht nga 92 mijë franga në vit. Rreth 30 mijë franga nga kjo shumë është e paraparë për një bashkëpunëtor, asistent personal që mund ta marrë deputeti.

Këtë shifër e ka nxjerrë një studim i realizuar nga Universiteti i Gjenevës, shkruan sda.ch

-Advertisement-

Të ardhurat e përmendura të parlamentarëve mblidhen nga burime të ndryshme, transmeton albinfo.ch. Aty hyjnë pagat fikse, kompensimet për pjesëmarrje në sesione parlamentare dhe ato për punën në komisione.

Në legjislaturën e fundit, federata për pagat dhe kompensimin e punës së parlamentarëve ka dhënë mesatarisht për çdo vit nga 37.4 milionë franga. Ora mesatare e një deputeti, sipas këtij studimi, kushton 79 franga.

Një deputet kalon mesatarisht 500 orë në sesione të dhomës së parlamentit ose në komisionet ku punon. Me punën përgatitore, i bie që ky orar të dyfishohet në 1000 orë. Kësaj pastaj i shtohen edhe aktivitetet e papaguara si pjesëmarrja në mbledhjet partiake, kontaktet me publikun dhe aktivitetet reprezentative. Të gjitha këto bëjnë edhe 720 orë tjera në vit, përcjell albinfo.ch. Të marra të gjitha së bashku, japin shifrën prej 1754 orëve në vit, që i bie sa një normë pune të rregullt prej 87 për qind.

Kjo përqindje ndërkaq e vë në dyshim përcaktimin e punës së deputetit në Zvicër si aktivitet jo të rregullt.

Ndonëse duket shumë e madhe ajo e 92 mijë frangave në vit që marrin deputetët, po u krahasua me pagën mesatare të Zvicrës, të ardhurat që marrin ata nuk janë shumë mbi mesataren e Zvicrës.  Sa për krahasim:  Parlamentarët e Kosovës marrin rreth 7 fish më shumë se mesatarja e atyre që (kanë fatin të) punojnë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera