Sport

Ja sa milionë euro mund t’i fitojë Kosova nga Liga e Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 06 September 2018

Pjesëmarrja në Ligën e Kombeve do të jetë e rëndësishme për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi përveç aspektit sportiv mund të përfitojë edhe në atë financiar.

Sipas analizës së KSI-së (Kosovo Sports Institute), vetëm pjesëmarrja në këtë garë Kosovës i sjell 500 mijë euro, kurse në rast se del kampione e divizionit të vet, gjegjësisht Ligës D, do të përfitojë edhe 1.5 milion euro.

Një total prej 76.25 milionë Euro si pagesa solidariteti dhe shpërblim të bonuseve janë rezervuar për 55 vendet pjesëmarrëse. Pagesat e solidaritetit për çdo kombëtare për pjesëmarrje janë përshkallëzuar sipas ligës:

-Advertisement-

Liga A: 1.5 milion euro, Liga B 1 milion, Liga C 750.000 euro dhe Liga D 500.000 euro. Mirëpo, fituesit e grupeve të çdo lige mund të dyfishojnë këtë shumë, pasi që do të kenë të drejtën për bonuset e mëposhtme:

Fituesi i Ligës A: 1.5 milion euro, fituesi i Ligës B, 1 milion, fituesi i Ligës C, 750.000 euro dhe fituesi i Ligës D, 500.000 euro.

Katër fituesit e grupeve të Ligës A do të luajnë për trofeun e Ligës së Kombeve të UEFA-së në muajin qershor 2019. Shumat e solidaritetit për këto katër skuadra do të ndahen kështu: fituesi: 4.5 milionë euro, nënkampioni 3.5, vendi i 3-të 2.5 dhe vendi i 4-t 1.5 milionë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera