Sport

Ja sa milion fiton Reali nëse triumfon në finalen e Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 25 May 2018

Real Madridi nëse e fiton finalen e nesërme të Ligës së Kampionëve do të arkëtojë në arkat e saj 100 milionë euro, prej të cilave 64 milionë euro si rrjedhojë e meritave sportive dhe 36 milionë euro për shkak të të drejtave televizive nga UEFA.

Nëse arrihet kjo, përfitimi i Real Madridit në 5 vitet e fundit prej këtij kompeticioni do të shkonte nga 194 milionë eruo sa është aktualisht në 294 milionë euro – ecuria më e mirë ndonjëherë.

Në vitin 2013, pas eleminimit në gjysmëfinale ndaj Dortmundit, Reali siguroi 48.4 milion euro.

-Advertisement-

La Decima përveç që përfundoi ecurinë e 12 viteve pa trofe, erdhi edhe me një fitim prej 65 milionë eurove.

Në 2016, kur Reali fitoi trofeun e 11-të kundër Atletico Madrid, 80 milion shkuan në arkat e klubit.

Fitorja në Cardiff e pa Los Blancos të merrte 81.05m, e ndarë në 12m për pjesëmarrje, 6.6m për performancën e tyre sportive, 26m për të drejtat televizive, dhe 35.6m për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka vazhduar të udhëheqë renditjen historike të konkurrencës më të lartë kontinentale në aspektin e të ardhurave, të cilat deri vonë i kanë dominuar Bayern Munich dhe Juventusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera