Sport

Ja sa kushtojnë biletat për duelin McGregor-Mayweather

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 25 July 2017

Fansat e boksit janë duke pritur prej disa orësh në radhë të gjata në Las Vegas hapjen e sporteleve, pasi sot do të nisë zyrtarisht shitja e biletave për duelin e madh të boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor (sfida zhvillohet më 26 gusht).

Natyrisht që biletat do të shiten edhe on-line, për t’u dhënë mundësi edhe fansave jashtë Amerikës, kryesisht në Britaninë e Madhe, për t’i blerë ato. “Sot do të nisë shitja e biletave për duelin më të madh të historisë së sporteve luftarake”, ka thënë presidenti i UFC-së, Dana White, që pret një shitje të tyre në një kohë rekord. Madje edhe shitja e eventit PPV (paguaj për ta parë në internet) pritet të arrijë shifrën e 5 milionë blerësve.

-Advertisement-

Sipas organizatorëve, sportelet sot do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10:00 (me orën e Las Vegasit), por gjasat janë që ato të mbyllen më shpejt, pasi janë mijëra njerëz që dëshirojnë të blejnë bileta dhe ta shohin “live” këtë përballje.

Radhët janë të gjata që në orët e para të mëngjesit. Pritet që në këtë sfidë të jenë rreth 20 mijë shikues, një numër më i madh se sa kapaciteti prej 17 mijë vendesh që ka MGM Grand Arena e Las Vegasit. Zyrtarisht, bileta më e lirë do të jetë 500 dollarë, ndërsa më e shtrenjta do të kushtojë 10 mijë dollarë (pranë ringut), por gjasat janë që çmimi i tyre të shumëfishohet deri në fillimin e eventit, në tregun e zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera