Lajme

Ja sa kushtoi tenderi KQZ-së për shtypjen e fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e 14 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 22 January 2021

Zgjedhjet e 14 shkurtit po afrohen ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nënshkruar kontratën e radhës.

Për tenderin “Shtypja e fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021”, fillimisht janë ofruar 185 mijë e 500 euro, shkruan IndeksOnline.

-Advertisement-

Bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi, tenderi në fjalë iu është besuar operatorëve ekonomik “Cestis d.d” dhe “Cetkos L.L.C”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për këtë tender ka dhënë 184 mijë e 081 euro.

Ndryshe vlen të përmendin faktin se KQZ ka bërë me dije se në zgjedhjet e 14 shkurtit garojnë 28 parti politike.

Ndërkohë, sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera