Lajme

Ja sa kandidatë për deputetë do t’i kenë AKR e Alternativa në listën e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 19 May 2017

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka nënshkruar para disa ditësh koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.

Sipas burimeve të Indeksonline, listës se përbashkët do ta prij kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, për të vazhduar me Behgjet Pacollin që do të jetë i dyti në listë.

Në listë nga AKR-ja do të jenë 22 kandidatë për deputetë.

-Advertisement-

E, partneri me i vogël në këtë koalicion, Alternativa siç mëson ‘Indeksonline’, do t’i ketë pesë kandidatë.

Ndryshe, sonte në mesnatë përfundon afati për dërgimin e listave me deputetë në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve.

E, vetmja parti e cila ka zyrtarizuar kandidatët e saj për deputetë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

PDK, e cila ka bërë koalicion parazgjedhor me AAK-në e Nismën ende nuk ka caktuar kandidat e saj.

Ndërsa, një natë më parë LDK ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku është vendosur për disa kandidatë, por jo për listën përfundimtare./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera