Sport

Ja sa futbollist shijuan Superligën për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 22 August 2018

Megjithëse janë zhvilluar pesë ndeshje nga gjashtë të planifikuara tashmë kemi disa futbollistë debutues në kampionatin elitar në Kosovë.

Kështu në javën e parë debutuan 20 futbollistë, duke llogaritur edhe disa nga “njomakët” e FC KEK-ut që debutuan për herë të parë në kampionatin elitarë.

Te Liria debutuan Rilind Kastrati, Florian Daci dhe Gerald Tushe. Te Ballkani debutoi sulmuesi maqedonas Borche Manevski.

-Advertisement-

Te kampioni Drita debutuan Eri Lamçja dhe Albin Kasniqi. Te Ferizaj i Afrim Tovërlanit debutuan Istatov, Kaq dhe Marku.

Prishtina dhe Gjilani janë dy ekipet e radhës që mund ti sjellin ende Superligës debutues, pasi në afatin kalimtarë të verës kanë afruar në radhët e tyre futbollistë që nuk kanë qenë më parë pjesë e kampionatit elitar të Kosovës.

Më poshtë e keni edhe listën e plotë të debutuesve në Superligë:

Rilind Kastrati (FC Liria), Florian Daci (FC Liria), Gerald Tushe (FC Liria), Borche Manevski (FC Ballkani), Eri Lamçja, Albin Krasniqi (FC Drita), Istatov (KF Ferizaj), Kaqar (KF Ferizaj), Mone Marku (KF Ferizaj), Ardit Nika (FC KEK-u), Muhamet Rakovica (FC KEK-u), Ensar Krasniqi (FC KEK-u), Gezim Berisha (FC KEK-u), Rilind Nimani (FC KEK-u), Shpëtim Preniqi (FC KEK-u), Vigan Veliu (FC KEK-u), Tervioll Stullqaku (FC KEK-u), Endrit Hashani (FC KEK-u), Gentrit Krasniqi (FC KEK-u), Eris Thaqi (FC KEK-u).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera