Ja sa është numri i të sëmurëve nga produktet ushqimore
Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 08 January 2018
Shëndeti i konsumatorëve mbetet i rrezikuar prej produkteve ushqimore të dyshimta, ngase vetëm për këtë vit që po lëmë pas janë trajtuar rreth 500 raste në Klinikën Infektive të shkaktuar prej produkteve ushqimore.
Drejtori i Klinikës Infektive në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Hamdi Ramdani ka thënë për KosovaPres se nga këto raste, diku 206 qytetarë kanë qenë të sëmurë me intisikasione, kurse, 279 të sëmurë ishin me salmonella dhe me interokolite.
“Në total, nga janari deri më sot numri është diku 485 raste dhe Klinika Infektive referohet nga të gjitha qendrat spitalore në nivel të Kosovës, edhe nga shtëpitë e shëndetit. Nga këto raste, diku 206 raste intisikasione, kurse 279 me të sëmurë ishin me salmonella dhe me interokolite. Kurse, nuk është hyrë edhe numri i helmimeve me shkaktar virusal. Kështu që alarmante në asnjë mënyrë nuk ka pasur nevoje të bëhet. Sëmundshmëria është në rënie krahasuar me vitet e mëparshme”, theksoi Ramadani.
Drejtori i Klinikes Infektive ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë blerjes dhe përdorimit të produkteve ushqimore. “Një mesazh është që çdo ushqim që përdorin të ruhen në vendet e veçanta, duhet të shikohet afati dhe duhet ushqimet të përdoren mirë të ziera ose në temperaturat e larta. Sepse në këtë mënyrë shkatërrohet mikro-organizmat dhe ushqimi i dyshimtë duhet të gjuhet dhe të lajmërohen instancat fito sanitare në mënyrë që të ndalet kjo situatë”, ka porositur doktor Ramdani.
Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka thënë për KosovaPress se qytetarët konsumator në vazhdimësi mbeten të rrezikuar nga konsumi i produkteve ushqimore, ngase fatkeqësisht ka pasur raste edhe me fatalitet vite më parë.
“Rastet specifike të cilat kanë ndikuar në shëndetin ndaj qytetarit konsumator, kemi pasur fatkeqësisht edhe raste që shëndeti ka qenë dukshëm i rënduar mos të them i rrezikuar, por pata dy vitesh kemi pasur një rast edhe kur ushqimi jo i sigurt ka ndikuar edhe në provokimin e sëmundjes që e ka pasur qytetari konsumator dhe ai për fat të keq ka ndërruar jetë. Dhe nëse këtë çështje e lidhim me momentin aktual kur ne kemi fushata të shumta në kuadër të festive të fundvitit, shohim se ofertat e mishrave janë të tilla se nuk shihen nga ngrirja, dhe del se ushqimet në veçanti mishrat e ngrirë, pemët e perimet e ngrira lënë shumë për të diskutuar”, ka thënë Kaçaniku.
Ai ka shtuar tutje se përkundër që nuk ka siguri dhe mbrojtje, e drejta e qytetarit konsumator është në raport shumë të drejt krahasuar me nivelin e zbatushëmrisë së ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve. Ndryshe, drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë thënë se brenda vitit 2017, kanë asgjësuar rreth 500 mijë tonelata produkte ushqimore që përbëjnë produktet e mishit, qumështit, pijeve dhe të tjera.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...