Ja sa do të jetë kësti mujor dhe kohëzgjatja e pagesës për banesat sociale
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 27 January 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një organizim ku është diskutuar për realizimin e premtimit për banimin social. Kurti ka thënë se do të bëjnë përpjekje për përmbushjen e një premtimi të tillë brenda mandatit, derisa ka shpjeguar edhe mënyrën e funksionimit të pagesave dhe kohëzgjatjen e kësteve.
Kurti ka treguar se programi i banimit social do të organizohet përmes skemës 120×120 dhe 150×150 ku do të përfshihen 4 mijë familje të cilat mund të përfitojnë.
Këstet për pagesën e banesave do të variojnë nga 120 dhe 150 euro dhe kohëzgjatja e pagesës do të jetë maksimumi 120 deri 150 muaj.
“Kryeministri theksoi se brenda mandatit, ne synojmë të krijojmë programin për banim social, si dhe të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje. Kjo do të arrihet përmes skemës “120×120” dhe “150×150”, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120, përkatësisht 150 muajve. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, mirëpo kjo shumë gradualisht i kthehet institucionit, i cili do të themelohet dhe ngarkohet me zbatimin e projektit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë.
Të tjera
-
Burri rrạh gruan në Fushë Kosovë, arrestohet
Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Fushë Kosovë. Siç bën të dit...
-
“Dejona a je zgjuar”: Nagip Krasniqi e merrte ‘aminin’ e Mihalit edhe për komunikatat e KEK-ut
Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë p...
-
Policia shqipton mbi 2000 mijë gjoba trafiku brenda 24 orë
Brenda 24-të orëve të fundit, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 2207 gjoba tra...
-
Arrestohet një person në Banjskë, policia i gjeti ạrmë e një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Banjskë të Zv...
-
Pejë: Zhduket një grua
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një grua. Rasti është duke ...
-
Kurti: Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë është shndërruar në një Bjellorusi të vogël në Ballkan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas përfundimit të Samitit të Procesit të ...
-
Vrạsja e ndodhur më 2021 në Mitrovicë, eksperti thotë se i akuzuari pa fajin e tij ka rënë në tronditje mendore
Në rigjykimin ndaj Leotrim Selimit dhe Bejtë Hasanit, të akuzuar për vrasjen ...
-
Ndërron jetë personi që u aksidentua dy muaj më parë në Drenas
Një person ka vdekur dje në QKUK pas një aksidenti i cili ka ndodhur më 16 gu...
-
Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ndesh me Kushtetutën
Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publik...
-
“Do ishim të lumtur ta kishim Shqipërinë në BE”, thotë ministri i jashtëm hungarez
Në krye të agjendës në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe B...
-
Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohet me fletarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës, konkretisht njësia nga Administrata për Bashkëpunim Ndërko...
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të
Organizata e Akademikëve dhe Studentëve të Diasporës Shqiptare në Hamburg i ë...