Lajme

Ja sa ditë duhet që të shfaqen simptomat e Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 11 March 2020

COVID-19 është kthyer në një kërcënim për të gjithë popullsinë dhe masat e marra për ta parandaluar atë janë nga më drastiket e të nevojshmet.

Diskutimi se duhet të qëndrohet 14 ditë në karantinë nëse dyshoni se jeni prekur nga COVID-19 ka zënë një pjesë të gjerë të debatit edhe në vendin tonë. Për të gjithë të kthyerit nga zonat e prekura, qeveria ka dhënë urdhrin e vetë-izolimit për 14 ditë. Në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e këtij virusi.

Simptomat tashmë të njohura janë një shqetësim për të gjitha vendet e prekura ku së fundmi futet dhe Shqipëria. Mjekët shprehen se në numrin e urgjencës 127 vetëm ditën e sotëme janë trefishuar thirrjet për nga të dyshuar me këtë infeksion. Por sa ditë duhen vërtetë që të kuptoni simptomat?

-Advertisement-

Çfarë thonë ekspertët
Sipas një përllogaritje të të dhënave nga të gjithë rastet në botë, konfirmohet se koronavirusi mund të shfaqet në periudha të ndryshme kohore. Kufiri më i largët kohor është 14 ditë megjithëse edhe ky mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër. Ekspertët shprehen se rastet e koronavirusit të ri janë të ndryshme njëri nga tjetri. Një studim i fundit i publikuar nga CNN, ka treguar se simptomat e koronavirusit COVID-19 mund të shfaqen brenda 5 ditësh.

Studimi i ri u hartua nga ekspertët e Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg. Të dhënat treguan se rreth 97.5% të njerëzve u duhen 11.5 ditë kohë për të shfaqur simptomat e SARS-Cov-2. Për çdo 10,000 individë në karantinë për 14 ditë, vetëm rreth 101 prej tyre shfaqin simptoma pasi kanë dalë nga karantina. Për këtë studim u analizuan rreth 181 raste nga Kina dhe vendet e tjera të zbuluara përpara 24 shkurtit dhe u morën analizuan datat e përafërta të ekspozimit dhe shfaqjes së simptomave. Këto zbulime i ndihmojnë mjekët për të izoluar sa më shpejt të infektuarit e kësaj sëmundje. Koronavirusi i ri ka infektuar në shkallë globale më shumë se 114 mijë persona ndërsa rreth 4000 mijë të tjerë kanë humbur jetën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera