Shëndetësi

Ja pse stresi na zbardh flokët/ Del studimi që e lidh thinjat me shqetësimet

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 23 January 2020

Shkencëtarët mendojnë se mund ta kenë zbuluar arsyen përse stresi sjell thinjen e flokëve, si dhe mënyrat sesi mund të frenohet ky proces pa shkuar tek boja.

Eksperimentet tek minjtë treguan se qelizat burimore që kontrollojnë lëkurën dhe ngjyrën e flokëve u dëmtuan shumë në kushtet e një stresi intensiv. Në rastin e minjve, gëzofi i tyre i errët u bë i bardhë brenda disa javësh. Autorët e studimit të botuar në revistën Nature, të cilët vijnë nga Universitetet e Sao Paulos dhe Harvardit, besojnë se kjo lidhet me qelizat që janë përgjegjëse për prodhimin e melaninës dhe ngjyrën e flokëve dhe të lëkurës.

“Ne tani e dimë me siguri se stresi është përgjegjës për këtë ndryshim specifik tek ju dhe mënyrën se si funksionon ai,” tha Prof Ya-Cieh Hsu nga Universiteti i Harvardit. Studiuesit amerikanë dhe brazilianë këmbëngulin se kjo rrugë vlen të hulumtohet më tej për të zhvilluar një ilaç I cili parandalon çngjyrimin e flokut me kalimin e moshës. Ata mundën të identifikojnë proteinën që shkaktonte ndryshimin e ngjyrës së gëzofit tek minjtë, ciklin kinase CDK, dhe panë se kur ajo suprimohej, mund të parandalohej ngjyrosja e qimes. Burrat dhe gratë mund të thinjen që kur kalojnë mesin e të 30-tave, por ndonëse kjo është në masë të madhe pasojë e procesit të natyrshëm të plakjes dhe Geneve, stresi luan dhe ai një rol të rëndësishëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera