Sport

Ja pse Prishtina duhet ti frikësohet Llapit të Batatinës

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 10 May 2019

Prishtina dhe Llapi, do të takohen të shtunën në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri me tani për këto skuadra, shkruan Gazeta inFokus.

Frika më e madhe e Prishtinës së trajnerit Mirel Josa, duhet të jetë te forma fantastike që po kalon Llapi.

Që nga rikthimi i trajnerit, Tahir Batatina, Llapi ka 7 fitore radhazi, duke u futur seriozisht në garë për titull.

-Advertisement-

Përveç serisë së fitoreve, llapjanët janë treguar efikas ku kanë shënuar 16 gola në 7 ndeshje dhe kanë pranuar vetëm 2 gola.

Në anën tjetër, Prishtina ka arritur 8 fitore dhe 2 barazime në 10-të ndeshjet e fundit.

Pas 30 xhirove të luajtura, Llapi është në pozitë e dytë me 69 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në pozitë e tretë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera