Sport

Ja pse Anglia nuk dëshiron të luajë ndeshjen me Kosovën në Londër?!

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 08 April 2019

Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur që ndeshja kualifikuese me Kosovën të mos zhvillohet në stadiumin Wembley.

Për herë të parë pas 11 vitesh, “Tre luanët” nuk do të luajnë ndeshje zyrtare në këtë stadium.

Mediumi anglez Daily Mail, ka raportuar që ndeshja Angli – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin St. Mary’s në Southampton, qytet që ndodhet rreth 2 orë larg nga Londra.

-Advertisement-

Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për tu zyrtarizuar ky vendim.

Sipas këtij raporti, Anglia po dëshiron që të luaj në qytete të ndryshme që tu jap më tepër mundësi shikueve të jenë pranë kombëtares.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera