Sport

Ja në sa ora zhvillohet përballja e titanëve, Joshua – Parker

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 31 March 2018

Meçi mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të zhvillohet rreth orës 23:30 sipas kohës sonë në “Principality Stadium”.

Aty ku u zhvillua finalja e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar mes Juventusit e Real Madridit “Principality Stadium”, do të zhvillohet një tjetër ngjarje e madhe sonte – meçi për titullin e kampionit të botës mes Joshuas e Parkerit.

Meçi është paraparë të fillojë rreth orës 23:30 sipas kohës sonë, duke bërë kështu një kompromis midis kërkesave të tregut në Britani të Madhe, Evropë dhe tregut në Shtetet e Bashkuara.

-Advertisement-

Në program janë edhe tetë parameçe dhe ndër to dueli më interesant është ai midis rusit Alexander Povetkin dhe britanikut  David Price, që është meçi i fundit para atij kryesor.

Anthony Joshua dhe Joseph Parker nuk dinë për humbje dhe barazime deri më tani në karrierë – ata regjistrojnë 20 KO, respektivisht 18 KO.

Anthony Joshua është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, kurse Parker është kampion bote në versionin WBO dhe fituesi i këtij meçi do të mbajë titullin e kampionit të botës në të katër këto versione.

Fituesit të këtij meçi më pas i mbetet që të duelojë me Deontay Wilder, i cili mbetet kampion bote ne kategorinë e rëndë në versionin WBC.

Pas meçit me Wilder, që ende nuk dihet kur do të zhvillohet, për herë të parë – pas një kohe shumë të gjatë mund të kemi kampion absolut të kategorisë së rëndë në të gjitha versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF, IBO dhe WBO).

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera